Инструкция парогенератор Philips GC7842/40

Страница 123 (стр. 123 из 170)

Бренд: Philips

Страница 123 документа Парогенератор Philips GC7842/40. Раздел: Парогенераторы. Бренд: Philips.

Текст страницы

Shqip

125

3 Vendosni hekurin në mënyrë të qëndrueshme në mbajtësin "Calc-Clean" (Fig. 19).
4 Shtypni dhe mbani shtypur butonin "CALC-CLEAN" për 2 sekonda derisa të dëgjoni sinjale të shkurtra

akustike (Fig. 20).

Shënim: Depozita e "Calc-Clean" është projektuar për të mbledhur grimca bigorri dhe ujë të nxehtë gjatë
procesit "Calc-Clean". Është plotësisht e sigurt të lini hekurin mbi depozitë gjatë gjithë procesit.

5 Gjatë procesit "Calc-Clean", do të dëgjoni sinjale të shkurtra akustike dhe një zhurmë pompimi (Fig. 21).
6 Prisni përafërsisht 2 minuta që pajisja të përfundojë procesin (Fig. 22). Kur procesi "Calc-Clean"

përfundon, hekuri ndalon lëshimin e sinjaleve akustike dhe drita "CALC-CLEAN" ndalon së pulsuari.
7 Pastroni hekurin me një copë pëlhure dhe vendoseni në bazën qendrore (Fig. 23).

Kujdes: Hekuri është i nxehtë.

8 Pasi mbajtësi "Calc-Clean" nxehet gjatë procesit "Calc-Clean", prisni përafërsisht 5 minuta para se ta

prekni. Më pas çoni depozitën e "Calc-Clean" në lavaman, zbrazeni dhe ruajeni për përdorim në të
ardhmen (Fig. 24).
9 Nëse është e nevojshme, ju mund të përsërisni hapat 1 deri 8. Sigurohuni që të zbrazni depozitën e "Calc-

Clean" para se të nisni procesin "Calc-Clean".

Shënim: Gjatë procesit "Calc-Clean", mund të dalë ujë i pastër nga pllaka në qoftë se nuk ka grumbullim
bigorri brenda hekurit. Kjo është normale.

Për më shumë informacion se si të kryhet procesi "Calc-Clean", referojuni videos në këtë lidhje <1>http://
www.philips.com/descaling-iron</1>

Pastrimi i pllakës së poshtme

Për ta mirëmbajtur siç duhet pajisjen tuaj, pastrojeni rregullisht.

1 Pastroni pajisjen me një pëlhurë të lagur.
2 Për të hequr lehtë dhe në mënyrë efektive njollat, lëreni pllakën të nxehet dhe lëvizni hekurin mbi një

pëlhurë të lagur (Fig. 25).

Këshillë: Pastroni pllakën e poshtme rregullisht për të siguruar një rrëshqitje të butë.

Vendruajtja

1 Fikni kaldajën e avullit dhe hiqeni nga priza.
2 Zbrazni ujin e depozitës së ujit në lavaman (Fig. 26).
3 Mblidhni zorrën e furnizimit me ujë. Futni zorrën e furnizimit me ujë brenda folesë së saj të mbajtjes dhe

sigurojeni brenda grepit të ruajtjes (Fig. 27).
4 Mblidhni kordonin elektrik dhe lidheni me rripin me ngjitje (Fig. 28).
5 Shtypni butonin e shkyçjes për ta kyçur hekurin në platformë (Fig. 29).
6 Pajisjen mund ta mbani me një dorë nga doreza e hekurit kur hekuri është i kyçur në platformën e

hekurit. (Fig. 30).

Zgjidhja e problemeve

Ky kapitull përmbledh problemet më të shpeshta që mund të hasni me pajisjen. Nëse nuk keni mundësi
ta zgjidhni problemin me informacionin e mëposhtëm, vizitoni www.philips.com/support për një listë të
pyetjeve të shpeshta ose kontaktoni me qendrën e shërbimit të klientit për shtetin tuaj.

Problemi
Shkaku i mundshëm
Zgjidhja

Hekuri nuk prodhon avull.
Nuk ka ujë të mjaftueshëm në
depozitë.

Mbushni depozitën e ujit përtej treguesit MIN.
Shtypni dhe mbani shtypur butonin e avullit
derisa të dalë avulli. Mund të duhet deri në 30
sekonda derisa të dalë avulli.

Nuk keni shtypur butonin e
avullit.

Shtypni dhe mbani shtypur butonin e avullit
derisa të dalë avulli.

Бытовая техника / Техника для дома / Глаженье / Парогенераторы

Black+Decker BXSS2400E

56 стр.
Бытовая техника / Техника для дома / Глаженье / Парогенераторы

Black+Decker BXSS2400E

56 стр.
Бытовая техника / Техника для дома / Глаженье / Парогенераторы

Zelmer ZIS2415

76 стр.