Инструкция воздуходувка-пылесос Makita UB100DZ CXT 12V

Страница 23 (стр. 23 из 88)

Бренд: Makita

Страница 23 документа Воздуходувка-пылесос Makita UB100DZ CXT 12V. Раздел: Аккумуляторные воздуходувки. Бренд: Makita.

Текст страницы

3.
Gjithmonë mbani veshje mbrojtëse për të
mbrojtur sytë nga lëndimi kur përdorni veglat
elektrike. Syzet mbrojtëse duhet të jenë në
pajtim me ANSI Z87.1 në SHBA, EN 166 në
Evropë ose AS/NZS 1336 në Australi/Zelandën
e Re. Në Australi/Zelandën e Re, ligji kërkon që
të mbahet gjithashtu edhe një mbrojtëse fytyre
për të mbrojtur fytyrën.

Është përgjegjësi e punëdhënësit të detyrojë
përdorimin e pajisjeve të duhura mbrojtëse
për sigurinë nga punëtorët dhe nga personat e
tjerë që ndodhen pranë ambienteve të punës.
4.
Për të parandaluar irritimin nga pluhuri,
rekomandohet të mbahet maskë mbrojtëse për
fytyrën.
5.
Gjatë përdorimit të makinerisë vishni
gjithmonë këpucë mbrojtëse dhe që nuk
rrëshqasin. Çizmet dhe këpucët e sigurisë kundër
rrëshqitjes dhe me majë të mbyllur reduktojnë
rrezikun e lëndimit.
6.
Përdorni pajisje mbrojtëse personale.
Mbani gjithmonë mbrojtëse për sytë. Pajisjet
mbrojtëse, si maska kundër pluhurit, këpucët e
sigurisë kundër rrëshqitjes, kaskat e forta ose
mbrojtëset ndaj zhurmës të përdorura për kushtet
e duhura reduktojnë lëndimet personale.

6.
Mbajini të pastra nga mbeturinat të gjitha
hyrjet e ajrit të ftohjes.
7.
Mos i fryni kurrë mbeturinat në drejtimin e
njerëzve të tjerë të pranishëm.
8.
Përdoreni makinerinë në një pozicion të
rekomanduar dhe vetëm në sipërfaqe të fortë.
9.
Mos e përdorni makinerinë në vende të larta.
10. Kur përdorni makinerinë, mos ia drejtoni
asnjëherë grykëzën personave që ndodhen
pranë.
11.
Mos e bllokoni kurrë folenë e thithjes dhe/ose
daljen e fryrëses.

Bëni kujdes të mos e bllokoni hyrjen
e thithjes ose të fryrjes me pluhura
apo papastërti, kur punoni në zonë me
pluhura.

Mos përdorni grykëza të ndryshme nga
ato që ofrohen nga Makita.

Mos e përdorni fryrësen për të fryrë topa,
gomone ose artikuj të ngjashëm.
12. Mos e përdorni makinerinë pranë dritareve të
hapura etj.
13. Rekomandohet përdorimi i makinerisë vetëm
në orar të arsyeshëm - jo herët në mëngjes ose
natën vonë, kur mund të shqetësoni njerëzit.
14. Përpara fryrjes, rekomandohet përdorimi
i krehrave dhe fshesave për të liruar
papastërtitë.
15. Nëse makineria godet objekte të huaja ose
nëse fillon të nxjerrë zhurma ose dridhje të
pazakonta, fikeni menjëherë makinerinë për ta
ndaluar. Hiqeni kutinë e baterisë nga makineria
dhe kontrollojeni fryrësen për dëme përpara se
ta rindizni dhe ta vini në punë. Nëse makineria
është e dëmtuar, kërkojini qendrës së
autorizuar të shërbimit të Makita që ta riparojë.
16. Mos fusni gishta ose objekte të tjera në folenë
e thithjes ose daljen e fryrëses.
17. Parandaloni ndezjen e paqëllimshme.
Sigurohuni që çelësi të jetë në pozicionin e
fikjes përpara se të fusni kutinë e baterisë,
ta ngrini ose ta transportoni makinerinë.
Mbajtja e makinerisë me gishtin mbi çelës ose
furnizimi me energji i fryrëses që e ka çelësin e
ndezur bëhen shkak për aksidente.
18. Mos fryni ose fshini kurrë me fshesë materiale
të rrezikshme, si p.sh. gozhda, copa xhami apo
sende me teh.
19. Mos e përdorni makinerinë pranë materialeve
të ndezshme.
20. Shmangni punën me makineri për periudha të
gjata në ambiente me temperaturë të ulët.

Përdorimi
1.
Fikeni makinerinë dhe hiqni kutinë e baterisë
dhe sigurohuni që të gjitha pjesët lëvizëse të
kenë ndaluar plotësisht

sa herë që largoheni nga makineria.

përpara pastrimit të bllokimeve;

përpara se të kontrolloni, pastroni apo
punoni me makinerinë.

nëse makineria fillon të ketë dridhje
jonormale.

sa herë që e ktheni makinerinë nga
fryrëse në fshesë me korrent, dhe
anasjellas.
2.
Përdoreni makinerinë vetëm gjatë ditës ose në
kushte të mira ndriçimi artificial.
3.
Mos u zgjatni më shumë se ç’është e
mundur dhe gjithmonë ruani ekuilibrin dhe
mbështetjen e këmbëve.
4.
Siguroni mbështetje të mirë të këmbëve në
zona të pjerrëta.
5.
Ecni, mos vraponi asnjëherë.

Mirëmbajtja dhe ruajtja
1.
Mbajini të gjitha dadot, bulonat dhe vidat të
shtrënguara për t’u siguruar që makineria
është në kushte të sigurta pune.
2.
Nëse pjesët janë të konsumuara ose të
dëmtuara, zëvendësojini me pjesë të ofruara
nga Makita.
3.
Magazinojeni makinerinë në një vend të thatë
ku nuk arrihet nga fëmijët.

23
ALBANIAN

Садовая техника / Техника для сада / Пылесосы садовые (воздуходувки) / Аккумуляторные воздуходувки

Ryobi RBV36B

184 стр.
Садовая техника / Техника для сада / Пылесосы садовые (воздуходувки) / Аккумуляторные воздуходувки

Ryobi RBV36B

184 стр.
Садовая техника / Техника для сада / Пылесосы садовые (воздуходувки) / Аккумуляторные воздуходувки

Воздуходувка Champion BB1811

16 стр.