Инструкция воздуходувка-пылесос Makita UB100DZ CXT 12V

MIRËMBAJTJA (стр. 28 из 88)

Бренд: Makita

Страница 28 документа Воздуходувка-пылесос Makita UB100DZ CXT 12V. Раздел: Аккумуляторные воздуходувки. Бренд: Makita.

Текст страницы

Pastrimi i makinerisë

MIRËMBAJTJA

Pastrojeni makinerinë duke e fshirë pluhurin me një
leckë të thatë ose me një të njomur me ujë me sapun
dhe të shtrydhur.

KUJDES: Sigurohuni gjithmonë që makineria
të jetë fikur dhe që kutia e baterisë të jetë hequr
përpara se të përpiqeni të kryeni kontroll apo
mirëmbajtje.

VINI RE: Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë
pastrimi, hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund
të shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.

Hiqni pluhurin ose papastërtitë nga foletë e thithjes.
► Fig.15: 1. Foleja e thithjes

Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit ose të
shërbimit të fabrikës të Makita-s, duke përdorur gjithnjë
pjesë këmbimi të Makita-s.

NDREQJA E DEFEKTEVE

Përpara se të kërkoni riparime, bëni fillimisht një kontroll nga ana juaj. Nëse zbuloni ndonjë problem që nuk
shpjegohet në manual, mos u përpiqni ta çmontoni makinerinë. Përkundrazi, drejtojuni qendrave të autorizuara të
shërbimit Makita, duke përdorur gjithmonë pjesë këmbimi Makita për riparimet.

Gjendja anormale
Shkaku i mundshëm (keqfunksionimi)
Zgjidhja

Motori nuk punon.
Kutia e baterisë nuk është instaluar.
Instaloni kutinë e baterisë.

Problem me baterinë (nën tension)
Rikarikoni baterinë. Nëse rikarikimi nuk është
efikas, zëvendësoni baterinë.

Sistemi i lëvizjes nuk funksionon mirë.
Kërkojini qendrës lokale të autorizuar të shërbimit
që ta riparojë.

Motori ndali punën pas një përdorimi
të vogël.
Niveli i karikimit të baterisë është i ulët.
Rikarikoni baterinë. Nëse rikarikimi nuk është
efikas, zëvendësoni baterinë.

Mbinxehja.
Ndaloni përdorimin e makinerisë dhe lëreni të ftohet.

Makineria nuk arrin shpejtësinë
maksimale.
Bateria nuk është instaluar mirë.
Instaloni kutinë e baterisë siç përshkruhet në këtë
manual.

Fuqia e baterisë bie.
Rikarikoni baterinë. Nëse rikarikimi nuk është
efikas, zëvendësoni baterinë.

Sistemi i lëvizjes nuk funksionon mirë.
Kërkojini qendrës lokale të autorizuar të shërbimit
që ta riparojë.

Dridhje jonormale:

ndalojeni menjëherë makinerinë!
Sistemi i lëvizjes nuk funksionon mirë.
Kërkojini qendrës lokale të autorizuar të shërbimit
që ta riparojë.

Motori nuk ndalon:

Hiqni menjëherë baterinë!
Keqfunksionim elektrik ose elektronik.
Hiqni baterinë dhe kërkojini qendrës lokale të
autorizuar të shërbimit që ta riparojë.

AKSESORË OPSIONALË


Kompleti i zorrës fleksibël (për hundëza e furçës/
fshirëses)

Hundëza e furçës

Hundëza e fshirëses

Bateri dhe ngarkues origjinal Makita

SHËNIM: Disa artikuj të listës mund të përfshihen në
paketën e produktit si aksesorë standardë. Ato mund
të ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.

KUJDES: Këta aksesorë ose shtojca
rekomandohen për përdorim me produktin
Makita të specifikuar në këtë manual. Përdorimi i
aksesorëve apo i shtojcave të tjera mund të përbëjë
rrezik lëndimi ndaj njerëzve. Aksesorët ose shtojcat
përdorini vetëm për qëllimin e tyre të përcaktuar.

Nëse keni nevojë për më shumë të dhëna në lidhje
me aksesorët, pyesni qendrën vendore të shërbimit të
Makita-s.

Hundëza

Hundëza e kopshtit

Qesja e pluhurit

Hundëza e gjatë

Hundëza konike

Kompleti i tubit fleksibël

28
ALBANIAN

Садовая техника / Техника для сада / Пылесосы садовые (воздуходувки) / Аккумуляторные воздуходувки

Ryobi RBV36B

184 стр.
Садовая техника / Техника для сада / Пылесосы садовые (воздуходувки) / Аккумуляторные воздуходувки

Ryobi RBV36B

184 стр.
Садовая техника / Техника для сада / Пылесосы садовые (воздуходувки) / Аккумуляторные воздуходувки

Воздуходувка Champion BB1811

16 стр.