Текст страницы
• Në qoftë se kablloja e rrymës është e dëmtuar, duhet
të zëvendësohet nga prodhuesi, agjenti i tij i shërbimit
ose nga persona me të njëjtin kualifikim, në mënyrë që
të shmanget rreziku.
• Mos e ruani ose përdorni këtë pajisje jashtë.
• Mos e përdorni këtë furrë pranë ujit, në një bodrum të
lagur ose pranë një pishine.
• Temperatura e sipërfaqeve të arritshme mund të jetë e
lartë kur pajisja është duke funksionuar. Sipërfaqet
mund të nxehen gjatë përdorimit. Mbajeni kabllon larg
sipërfaqes së nxehtë dhe mos mbuloni asnjë ventilim në
furrë.
• Mos lejoni që kablloja të varet nga skaji i tryezës apo
banakut.
• Mosmbajtja e furrës në një gjendje të pastër mund të
çojë në përkeqësimin e sipërfaqes, që mund të ndikojë
negativisht në jetëgjatësinë e pajisjes dhe mund të
rezultojë në një situatë të rrezikshme.
• Përmbajtjet e shisheve dhe kavanozave të ushqimit
për fëmijë duhet të trazohen ose të tunden dhe
temperatura të kontrollohet para konsumimit, në
mënyrë që të shmangen djegiet.
• Ngrohja me mikrovalë e pijeve mund të rezultojë në
vlimin e vonuar shpërthyes, prandaj duhet pasur
kujdes gjatë trajtimit të enës.
• Kjo pajisje nuk është e paraparë të përdoret nga
persona (duke përfshirë fëmijët) me aftësi të kufizuara
fizike, shqisore ose mendore ose pa përvojë dhe
njohuri, përveçse nëse mbikëqyren ose udhëzohen në
lidhje me përdorimin e pajisjes nga një person
përgjegjës për sigurinë e tyre.
36