Инструкция набор зубных щеток Braun Oral-B Pro 1 (500) Duo/D305.523.3H голубой,

Страница 45 (стр. 45 из 103)

Бренд: Braun

Страница 45 документа Набор зубных щеток Braun Oral-B Pro 1 (500) Duo/D305.523.3H голубой,. Раздел: Электрические зубные щетки. Бренд: Braun.

Текст страницы

Rekomandimet për pastrimin
Pas përdorimit, shpëlani kokën e furçës për disa sekonda
nën ujë të rrjedhshëm me dorezën të ndezur. Fikeni dhe
hiqeni kokën e furçës. Shpëlajini të dyja pjesët veçmas
nën ujë të rrjedhshëm dhe fshijini me copë të thatë
përpara se ta rimontoni furçën e dhëmbëve. Hiqeni
karikuesin nga priza përpara se ta pastroni. Mbajtësja e
kokës së furçës (f) mund të lahet në lavastovilje. Karikuesi
(e)dhe çanta e udhëtimit (g) duhet të pastrohen vetëm me
një copë të lagur (figura 5). Ruajini të thata furçën e
dhëmbëve/ kokën e furçës në çantën e udhëtimit.

Mund të ndryshojë pa njoftim paraprak.

Deklarata mjedisore
Produkti përmban bateri dhe/ose mbetje elektrike
të riciklueshme. Për mbrojtjen e mjedisit, mos e
hidhni pas përdorimit me mbeturinat familjare, por
çojeni te pikat e grumbullimit të mbetjeve elektrike
të ofruara në shtetin tuaj për riciklim.

Garancia
Ne japim një garanci të kufizuar për 2 vite për produktin
duke filluar nga data e blerjes. Brenda periudhës së
garancisë, ne do të eliminojmë pa pagesë çdo defekt në
pajisje që shkaktohet nga defekte në materiale ose
prodhim, duke e riparuar ose duke e zëvendësuar të
gjithë pajisjen, sipas zgjedhjes sonë. Në varësi të
disponueshmërisë, zëvendësimi i një njësie mund të
bëhet në një ngjyrë tjetër ose me një model të
barasvlershëm.
Kjo garanci mbulon çdo shtet ku kjo pajisje ofrohet nga
Braun/Oral-B ose një distributor i caktuar prej tij. Kjo
garanci nuk mbulon: dëmtimin për shkak të përdorimit të
papërshtatshëm, përdorimit ose konsumimit normal,
sidomos në lidhje me kokat e furçës, si dhe defektet që
kanë një efekt të papërfillshëm në vlerën ose përdorimin e
pajisjes.

Garancia bëhet e pavlefshme nëse riparimet kryhen nga
persona të paautorizuar dhe nëse nuk përdoren pjesë
origjinale Oral-B.

Për të marrë shërbimin brenda periudhës së garancisë,
dorëzoni ose dërgoni pajisjen e plotë me faturën tuaj të
shitjeve te një pikë e autorizuar servisi e Oral-B nga Braun.

Kjo garanci në asnjë mënyrë nuk prek të drejtat tuaja
ligjore/statutore.

43

Красота и здоровье / Уход за полостью рта / Электрические зубные щетки

GEOZON KIDS AIR

1 стр.
Красота и здоровье / Уход за полостью рта / Электрические зубные щетки

GEOZON KIDS AIR

1 стр.
Красота и здоровье / Уход за полостью рта / Электрические зубные щетки

Ordo Sonic+ SP2000

2 стр.