Текст страницы
JU URON SHUMË KËNAQËSI NË
PËRDORIMIN E PAJISJES SUAJ!
Ju gjithashtu mund të lini filtrin në çajnik kur hiqni
smërçin nga e gjithë pajisja (shikoni ‘Heqja e
smërçit nga çajniku’).
Ju gjithashtu mund të hiqni filtrin nga çajniku dhe ta
pastroni atë në pjatalarëse.
4. Pasi të keni pastruar filtrin poshtë rubinetit ose në
pjatalarëse, vendoseni përsëri në çajnik duke e
rrëshkitur pas kapseve.
Heqja e smërçit nga çajniku
Ne rezervojmë të drejtën për të bërë çfarëdo
lloj ndryshimi!
Heqja e smërçit do të rrisë jetëgjatësinë e çajnikut.
Në rast përdorimi normal (deri në 5 herë në ditë),
rekomandohet frekuenca e mëposhtme e heqjes
së smërçit:
−
Një herë në 3 muaj për zonat me ujë të butë
(deri në 18 dH).
−
Një herë në muaj për zonat me ujë të fortë
(më shumë se 18 dH).
1. Mbushni çajnikun me ujë deri në tre të katërtat e
nivelit maksimal dhe lëreni ujin të ziejë.
2. Pasi të jetë fikur çajniku, shtoni uthull të bardhë
(8% acid acetik) në nivelin maksimal.
3. Lëreni solucionin në çajnik gjatë gjithë natës.
4. Zbrazni çajnikun dhe shpëlajeni në pjesën e
brendshme tërësisht.
5. Mbushni çajnikun me ujë të pastër dhe vloni ujin.
6. Zbrazni çajnikun dhe shpëlajeni përsëri me ujë të
pastër.
Përsëriteni procedurën nëse ka ende një sasi
smërçi në çajnik.
Ju gjithashtu mund të përdorni një zbutës të
përshtatshëm. Në një rast të tillë, ndiqni udhëzimet
në paketim.
Mjedisi
Mos e hidhni pajisjen me mbeturinat normale
shtëpiake në fund të jetëgjatësisë së saj, por
dorëzojeni atë në një pikë zyrtare grumbullimi për
riciklim. Duke vepruar kështu, ju ndihmoni në
ruajtjen e mjedisit.
Garancia dhe shërbimi
Nëse keni nevojë për informacione ose nëse keni
ndonjë problem, ju lutemi kontaktoni Qendrën e
Kujdesit për Klientin Gorenje në vendin tuaj (numri
i telefonit është në fletushkën e garancisë që jepet
kudo në botë). Nëse nuk ka asnjë Qendër të
Kujdesit për Klientin në vendin tuaj, shkoni te
shitësi juaj lokal i Gorenje-s ose kontaktoni
departamentin e Shërbimit të pajisjeve shtëpiake
të Gorenje-s.
GORENJE
47