Текст страницы
81
Shqip
Hyrje
Urime për blerjen dhe mirë se vini te Philips! Për të përfituar plotësisht nga
mbështetja që ofron Philips, regjistrojeni produktin në faqen
www.philips.com/welcome. Lexojini me kujdes manualin e përdorimi,
fletëpalosjen e informacionit të rëndësishëm dhe manualin e shpejtë përpara se
ta përdorni pajisjen. Ruajini për referencë në të ardhmen.
Përdorimi i pajisjes
Sigurohuni që t'i shpalosni e shtroni rrobat në një sipërfaqe të rrafshët. Mos e
shtypni pajisjen me shumë forcë mbi rroba. Mos e përdorni pajisjen në rroba me
qëndisje, zinxhirë, kopsa dhe fije të dala.
1
Hiqni kapakun e baterisë dhe futni 2 bateri alkaline AA duke ndjekur
terminalin pozitiv (+) dhe negativ (-).
2
Për veshjet me fije të shkurtra, hiqni mbulesën mbrojtëse në fund të pajisjes.
Për veshjet me fije të gjata, vendosni mbulesën mbrojtëse në fund të pajisjes.
3
Në anën e pajisjes, rrëshqisni niveluesin lart për të ndezur pajisjen.
4
Vendoseni pajisjen në veshje dhe lëvizeni lehtë nëpër zonën me fije.
Shqip