Текст страницы
MANUAL ME UDHËZIME SQ
UDHËZIME TË RËNDËSISHME PËR SIGURINË
Kur përdorni fshesën me korrent, gjithmonë mbani parasysh masat paraprake
themelore të sigurisë, si vijon: Lexoni me kujdes këtë manual udhëzimesh dhe përdorni
pajisjen vetëm në përputhje me udhëzimet këtu. // Para se të përdorni pajisjen, montoni
me kujdes të gjitha pjesët e saj. Përdorni pajisjen vetëm me pjesët e rekomanduara
nga prodhuesi. // Asnjëherë mos e lini pajisjen pa mbikëqyrje gjatë përdorimit. // Para
se ta lidhni pajisjen me rrjetin elektrik, sigurohuni që voltazhi i specifikuar të përputhet
me tensionin e rrjetit elektrik në shtëpinë tuaj. // Nëse është dëmtuar kordoni i rrymës,
zëvendësojeni atë me një kordon elektrik të përshtatshëm ose një montim të
mbështjellësit të kordonit të energjisë. Kordoni i rrymës ose montimi i mbështjellësit të
kordonit të rrymës mund të zëvendësohen vetëm nga Gorenje, qendra e autorizuar e
servisit dhe riparimit të Gorenjes, ose një profesionist i trajnuar në mënyrën e duhur. //
Përdorni dhe mbajeni pajisjen vetëm në ambjente të brendshme të thata dhe larg
fëmijëve. // Mos e përdorni pajisjen nëse ajo ka rënë poshtë, nëse është dëmtuar, nëse
është mbajtur në ambjente të jashtme, ose nëse është rrëzuar apo zhytur në ujë. //
Mos e përdorni pajisjen me ndonjë shtojcë apo zgjatim të papërshtatshëm. // Për të
parandaluar dëmtimin, sigurohuni që flokët tuaj, pjesët e lirshme të rrobave tuaja,
gishtat ose pjesët e tjera të trupit të mos vijnë në kontakt me shfryrjet ose pjesët në
lëvizje të pajisjes. // Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeçare ose
më shumë dhe nga persona me aftësi të kufizuara fizike, shqisore ose mendore ose
me mungesë përvoje dhe njohurish, nëse mbikëqyren gjatë përdorimit të pajisjes ose
nëse atyre u janë dhënë udhëzimet përkatëse në lidhje me përdorimin e pajisjes në
mënyrë të sigurt dhe ata i kuptojnë rreziqet që përfshihen. Mbani fëmijët nën
mbikëqyrje, ndërkohë që ata përdorin pajisjen dhe sigurohuni që ata të mos luajnë me
të. // Fëmijët nuk duhet të kryejnë asnjë detyrë pastrimi ose mirëmbajtjeje në pajisje,
përveçse nëse janë të paktën 8 vjeç dhe e bëjnë këtë nën mbikëqyrje. // Mos e lini
pajisjen pa mbikëqyrje ndërkohë që është e lidhur me rrjetin elektrik. Pas përdorimit
ose gjatë mirëmbajtjes, pozicionojeni siç duhet pajisjen, fikeni atë dhe hiqni kabllon e
rrymës nga priza elektrike. // Asnjëherë mos e hiqni pajisjen nga priza duke tërhequr
kordonin e rrymës. // Pajisja synohet vetëm për përdorim shtëpiak.
RREZIK
Mos e zhytni pajisjen në ujë ose në ndonjë lëng tjetër dhe mos e shpëlani nën ujë të
rrjedhshëm. Gjithashtu, mos e prekni kordonin e rrymës ose spinën me duar të lagura.
PARALAJMËRIME TË VEÇANTA
Gjithmonë fikni pajisjen përpara se të lidhni ose zëvendësoni tubin thithës, zorrën
thithëse ose pjesët e bashkëlidhura. // Asnjëherë mos përdorni fshesë me korrent pa
një qese ose kosh pluhuri (në varësi të llojit të fshesës me korrent), ose pa filtra të
hyrjes dhe shkarkimit. // Mbani vrimat pa pluhur, flokë ose ndonjë papastërti tjetër që
80