Текст страницы
361
Shqip
7
Shtypni dhe mbani shtypur butonin e avullit për të filluar hekurosjen.
Shënim: Mund të ketë derdhje uji nga hekuri në fillim të secilit përdorim. Shtypni
çliruesin e avullit për 10 sekonda përpara hekurosjes për të parandaluar njollat e
ujit në rroba.
Shënim: Kur filloni seancën tuaj të hekurosjes dhe sidomos gjatë përdorimit të
parë të butonit të avullit, mund të duhen mbi 30 sekonda që të dalë avull nga
pajisja.
Shënim: Pompa aktivizohet sa herë që shtypni butonin e avullit. Ajo nxjerr një
zhurmë të lehtë kërcitëse. Kur nuk ka ujë në depozitën e ujit, zhurma e pompës
është më e lartë.
Paralajmërim: Asnjëherë mos e drejtoni avullin drejt njerëzve.
Hekurosja vertikale
Hekurin me avull mund ta përdorni në pozicion vertikal për të hequr rrudhat nga
tekstilet e varura.
1
Mbajeni hekurin në pozicion vertikal, shtypni butonin e avullit dhe prekeni
lehtë rrobën me pllakën e poshtme dhe lëvizeni hekurin lart e poshtë.
Paralajmërim: Nga hekuri del avull i nxehtë. Mos u përpiqni kurrë
të hiqni rrudhat nga veshjet ndërkohë që dikush i ka të veshura në
trup. Mos lëshoni avull pranë dorës suaj apo të dikujt tjetër.