Текст страницы
368 Shqip
11 Meqë depozita e "Calc-Clean" nxehet gjatë procesit "Calc-Clean", pritni për
rreth 5 minuta përpara se ta prekni atë. Më pas çoni depozitën e "Calc-Clean"
në lavaman, zbrazeni dhe ruajeni për përdorim në të ardhmen.
Shënim: Gjatë procesit "Calc-Clean", mund të dalë ujë i pastër nga pllaka në
qoftë se nuk ka grumbullim bigorri brenda hekurit. Kjo është normale.
Pastrimi i pllakës së poshtme
Për ta mirëmbajtur siç duhet pajisjen tuaj, pastrojeni rregullisht.
1
Pastroni pajisjen me një pëlhurë të lagur. Për të hequr lehtë dhe në mënyrë
efektive njollat, lëreni pllakën të nxehet dhe lëvizni hekurin mbi një pëlhurë të
lagur.
Shënim: Gjatë pastrimit mos përdorni detergjent dhe mos e fërkoni pllakën.
Vendruajtja
Seria PSG3000
1
Fikeni pajisjen dhe hiqeni nga priza.