Текст страницы
322
Shqip
Hyrje
Ju përgëzojmë për blerjen tuaj dhe mirë se vini në
"Philips"! Për të përfituar plotësisht nga mbështetja që
ofron "Philips", regjistrojeni produktin në
www.philips.com/welcome.
Informacion i rëndësishëm sigurie
Përdoreni produktin vetëm për qëllimin e synuar.
Lexojeni me kujdes këtë informacion të rëndësishëm
përpara përdorimit të produktit, baterive dhe aksesorëve
të tij dhe ruajeni për referencë në të ardhmen.
Keqpërdorimi mund të shkaktojë rrezik ose lëndime të
rënda.
PARALAJMËRIME
-
Mbajini karikuesin larg ujit.
-
Pas pastrimit, sigurohuni që ushqyesit, karikuesit dhe kutitë e udhëtimit të
jenë plotësisht të thata përpara se t'i lidhni.
-
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë dhe nga persona me aftësi të
kufizuara fizike, ndijore ose mendore ose me mungesë përvoje e njohurish,
nëse mbikëqyren apo udhëzohen për ta përdorur pajisjen në mënyrë të
sigurt dhe nëse i kuptojnë rreziqet që paraqiten. Pastrimi dhe mirëmbajtja
nga përdoruesi nuk duhet të bëhet nga fëmijët pa mbikëqyrje.
-
Fëmijët duhet të mbikëqyren për t'u siguruar që të mos luajnë me
produktin.
-
Përdorni vetëm aksesorë ose pjesë konsumi "Philips". Nëse ofrohet,
përdorni vetëm kabllon dhe ushqyesin elektrik USB origjinal.
-
Pajisja nuk përmban pjesë të cilave mund t'u kryhet servis nga përdoruesi.
Nëse pajisja dëmtohet, ndërpriteni përdorimin dhe kontaktoni qendrën e
kujdesit ndaj klientit në shtetin tuaj (shih «Garancia dhe mbështetja»).
-
Nëse kablloja USB ose ushqyesi elektrik USB është dëmtuar, ndaloni së
përdoruri atë.
-
Mos e përdorni karikuesin në ambiente të jashtme ose pranë sipërfaqeve të
nxehta.
-
Mos pastroni asnjë pjesë të produktit në enëlarëse.
-
Kjo pajisje është menduar vetëm për pastrimin e dhëmbëve, mishrave të
dhëmbëve dhe gjuhës.
-
Ndaloni përdorimin e kokës së furçës me fije të shtypura ose të përthyera.
Ndërroni kokën e furçës çdo 3 muaj ose më përpara nëse shfaqen shenja
konsumimi.
Shqip