Текст страницы
336
Shqip
se të hiqni baterinë, sigurohuni që ajo të jetë shkarkuar
plotësisht.
Merrni masat e nevojshme paraprake kur përdorni
veglat për të hapur pajisjen dhe kur hidhni
baterinë e rikarikueshme. Sigurohuni të mbroni
sytë, duart, gishtat dhe sipërfaqen mbi të cilën
punoni.
Nëse bateritë janë dëmtuar apo pikojnë,
shmangni kontaktin me lëkurën ose sytë. Nëse ju
ndodh diçka e tillë, shpëlahuni menjëherë me ujë
dhe kërkoni ndihmën mjekësore.
Kur administroni bateritë sigurohuni që duart
tuaja, produkti dhe bateritë të jenë të thata.
Për të shmangur ndonjë qark të shkurtër të
baterive pas heqjes, mos i lini kontaktet e baterive
të takojnë me sende metalike (p.sh. monedha,
karfica, unaza). Mos i mbështillni bateritë me fletë
alumini. Mbrojuani kontaktet me ngjitëse ose
vendosini bateritë në një qese plastike përpara se
t'i hidhni.
Heqja e baterisë së rikarikueshme
Para se të hiqni baterinë, sigurohuni që ajo të jetë
shkarkuar plotësisht.
Për të hequr baterinë e ringarkueshme ju nevojitet një
peshqir ose leckë, si dhe një çekiç dhe një kaçavidë me
kokë të rrafshët (standarde).
1
Për të shkarkuar ngarkesat nga bateria e
ringarkueshme, hiqni dorezën nga ngarkuesi, ndizni
"Philips Sonicare" dhe lëreni të punojë derisa të
ndalojë. Përsëriteni këtë hap derisa "Philips Sonicare"
të mos ndizet më.