Текст страницы
327
Shqip
ndihmuar të përshtateni me larjen e dhëmbëve me
furçën e dhëmbëve "Philips Sonicare".
Udhëzime për larjen e dhëmbëve
1
Njomni fijet e furçës dhe vendosni një sasi të vogël
paste dhëmbësh.
45°
2
Prekni dhëmbët me fijet e furçës së dhëmbëve në një
kënd të vogël (45 gradë), duke i shtyrë butësisht në
mënyrë që fijet e furçës të arrijnë vijën e mishrave të
dhëmbëve ose të jenë pak nën vijën e mishrave të
dhëmbëve.
Shënim: Mbajeni qendrën e furçës gjithmonë në
kontakt me dhëmbët.
3
Për të ndezur "Philips Sonicare", shtypni butonin e
ndezjes/fikjes.
4
Prekni lehtë dhëmbët dhe vijën e mishrave të
dhëmbëve me fijet e furçës. Lajini dhëmbët me lëvizje
të vogla prapa dhe para në mënyrë që fijet e furçës të
futen midis dhëmbëve. Vazhdoni me këtë lëvizje gjatë
gjithë ciklit të larjes së dhëmbëve.
Shënim: Fijet e furçës duhet të hapen pak nga jashtë.
Nuk rekomandohet t'i fërkoni fort siç do të bënit me
një furçë dhëmbësh manuale.
5
Për të pastruar sipërfaqet e brendshme të dhëmbëve
të përparmë, anojeni dorezën e furçës në drejtim
gjysmëvertikal dhe kryeni disa lëvizje vertikale njëra
mbi tjetrën në çdo dhëmb.
Shënim: Për të siguruar larjen e njëtrajtshme të
dhëmbëve në të gjithë gojën, ndajeni gojën në 4
seksione duke përdorur funksionin "Quadpacer" (shih
kapitullin "Funksionet").
2
4
3
1
6
Filloni larjen e dhëmbëve në seksionin 1 (pjesa e
jashtme e dhëmbëve të sipërm) dhe lajini për 30
sekonda para se të kaloni në seksionin 2 (pjesa e
brendshme e dhëmbëve të sipërm). Vazhdoni larjen e
dhëmbëve në seksionin 3 (pjesa e jashtme e
dhëmbëve të poshtëm) dhe lajini për 30 sekonda para
se të kaloni në seksionin 4 (pjesa e brendshme e
dhëmbëve të poshtëm).