Текст страницы
330
Shqip
-
Shtypeni për herë të dytë brenda 2 sekondave për të
ndryshuar intensitetin.
-
Shtypeni për herë të tretë brenda 2 sekondave për ta
ndaluar.
Nëse pas 2 sekondave larjeje shtypni sërish butonin e
ndezjes/fikjes kjo do ta ndalojë gjithashtu furçën e
dhëmbëve.
EasyStart
Ky model i "Philips Sonicare" vjen me funksionin
"EasyStart" të aktivizuar. Funksioni "EasyStart" e rrit me
kujdes fuqinë gjatë 14 larjeve të para për t'ju ndihmuar
që të mësoheni me larjen e dhëmbëve me Philips
Sonicare".
Për të çaktivizuar "EasyStart", shihni "Aktivizimi ose
çaktivizimi i funksioneve".
Rikujtesa për ndërrim të kokës së furçës
"Philips Sonicare" është i pajisur me teknologjinë
"BrushSync" që gjurmon konsumin e kokës së furçës suaj.
Shënim: Kjo veçori funksionon vetëm me kokat e furçave
inteligjente "Philips Sonicare" me teknologjinë
"BrushSync".
1
Kur vendosni një kokë të re furçe inteligjente për herë
të parë, doreza e njeh që ke një kokë furçe "Philips"
nëpërmjet teknologjisë "BrushSync" dhe fillon të
gjurmojë konsumimin e kokës së furçës.
2
Me kalimin e kohës, në bazë të presionit që ushtroni
dhe të kohës së përdorimit, doreza do të gjurmojë
konsumin e kokës së furçës për të përcaktuar kohën
optimale për ndërrimin e kokës së furçës. Ky funksion
ju garanton për pastrimin dhe kujdesin optimal për
dhëmbët tuaj.
3
Kur drita e rikujtesës për ndërrimin e kokës së furçës
të ndizet në ngjyrë portokalli, ju duhet të ndërroni
kokën e furçës.
Për të çaktivizuar rikujtesën e ndërrimit të kokës së furçës
shihni "Aktivizimi ose çaktivizimi i funksioneve".