Текст страницы
324
Shqip
-
Për të shmangur mbinxehjen e baterive ose çlirimin e substancave toksike
apo të rrezikshme, mos e hapni, modifikoni, shponi, dëmtoni apo çmontoni
produktin ose baterinë. Mos shkaktoni qark të shkurtër, mos i mbingarkoni
dhe mos i karikoni në drejtim të kundërt bateritë.
-
Pajisja nuk përmban bateri të zëvendësueshme. Kur bateria është në fund
të jetëgjatësisë së saj, pajisja do të asgjësohet në mënyrën e duhur, shihni
seksionin "Riciklimi".
-
Kjo pajisje nuk përmban bateri të karikueshme pllakë me jone litiumi.
DUHET TË ASGJËSOHET NË MËNYRËN E DUHUR.
Në produkt mund të shfaqen simbolet e mëposhtme:
Lexoni manualin e përdorimit.
Pjesa e çmontueshme e furnizimit me energji: "xxxxxx"
tregon numrin e modelit të karikuesve të miratuar që do
të përdoren.
Kushtet e ruajtjes dhe të transportit
-
Temperatura (Transporti dhe ruajtja) -10 °C deri në
+60 °C (14 °F dhe 140 °F).
Fushat elektromagnetike (EMF)
Pajisja Philips është në përputhje me të gjitha standardet
dhe rregulloret në fuqi për ekspozimin ndaj fushave
elektromagnetike.
Direktiva për radiopajisjet
Nëpërmjet këtij dokumenti, "Philips" deklaron se furçat
elektrike të dhëmbëve të pajisura me ndërfaqen e
radiofrekuencës ("Bluetooth" ose "NFC") janë në
përputhje me Direktivën 2014/53/BE.
-
Radiofrekuenca e "Bluetooth": 2,4 GHz