Текст страницы
332
Shqip
EasyStart
1
Vendoseni dorezën në karikuesin e futur në prizë.
2
Shtypni e mbani butonin e ndezjes/fikjes ndërsa
doreza vazhdon të qëndrojë në karikues.
3
Mbajeni butonin e ndezjes/fikjes të shtypur derisa të
dëgjoni një tingull të shkurtër (pas 3 sekondash).
4
Lëshojeni butonin e ndezjes/fikjes.
-
Tingulli tresh i ulët - i mesëm - i lartë do të thotë që
është aktivizuar funksioni "EasyStart". Drita e treguesit
të nivelit të baterisë do të pulsojë gjithashtu 2 herë në
ngjyrë të gjelbër për të konfirmuar aktivizimin.
-
Tingulli tresh i lartë - i mesëm - i ulët do të thotë që
është çaktivizuar funksioni "EasyStart". Drita e
treguesit të nivelit të baterisë do të pulsojë 1 herë në
ngjyrë portokalli për të konfirmuar çaktivizimin.
Shënim: Për të arritur efikasitet klinik, "EasyStart" duhet
të çaktivizohet.
Rikujtesa për ndërrim të kokës së furçës
Shënim: Mund ta aktivizoni ose çaktivizoni rikujtesën për
ndërrimin e kokës së furçës vetëm kur në dorezë është
vendosur një kokë furçe inteligjente.
Shënim: Kokat e reja të furçave inteligjente vijnë me
funksionin e rikujtesës së ndërrimit të kokës së furçës të
aktivizuar.
1
Vendoseni dorezën në karikuesin e futur në prizë.
2
Shtypni e mbani butonin e ndezjes/fikjes ndërsa
doreza vazhdon të qëndrojë në karikues.
3
Mbajeni butonin e ndezjes/fikjes të shtypur derisa të
dëgjoni dy tinguj të njëpasnjëshëm të shkurtër (pas 5
sekondash).
4
Lëshojeni butonin e ndezjes/fikjes.
-
Tingulli tresh i ulët - i mesëm - i lartë do të thotë që
është aktivizuar funksioni i rikujtesës për ndërrimin e
kokës së furçës. Drita e treguesit të nivelit të baterisë
do të pulsojë gjithashtu 2 herë në ngjyrë të gjelbër për
të konfirmuar aktivizimin.