Текст страницы
331
Shqip
Sensori i presionit
"Philips Sonicare" është i pajisur me një sensor të
avancuar që mat presionin që ushtroni gjatë larjes së
dhëmbëve. Nëse ushtroni shumë presion, furça lëshon
sinjal në çast për t'ju treguar që duhet të ulni presionin.
Ky sinjali jepet përmes një ndryshimi në dridhje e për
rrjedhojë dhe në ndjesinë e larjes dhe në tingull. Për më
tepër, drita e rikujtesës për ndërrimin e kokës së furçës do
të ndizet në ngjyrë portokalli.
Për të çaktivizuar sensorin e presionit shihni "Aktivizimi
ose çaktivizimi i funksioneve".
QuadPacer
2
1
"QuadPacer" është një kohëmatës me intervale që lëshon
një tingull të shkurtër dhe një ndalim për t'ju rikujtuar t'i
lani të 4 seksionet e gojës në mënyrë të njëtrajtshme dhe
plotësisht. Furça e dhëmbëve "Philips Sonicare" vjen me
funksionin "QuadPacer" të aktivizuar.
4
3
SmarTimer
"SmarTimer" tregon se cikli i larjes së dhëmbëve ka
përfunduar duke e fikur automatikisht furçën në fund të
ciklit të larjes.
Dentistët profesionistë rekomandojnë që dhëmbët të
lahen për jo më pak se 2 minuta, dy herë në ditë.
Shënim: Nëse e shtypni butonin e ndezjes/fikjes pasi keni
filluar ciklin e larjes, furça e dhëmbëve do të ndalojë. Pas
një ndalese prej 15 sekondash, "SmarTimer" rivendoset.
Aktivizimi ose çaktivizimi i funksioneve
Mund të aktivizoni apo çaktivizoni funksionet e
mëposhtme të furçës suaj të dhëmbëve:
-
EasyStart
-
Rikujtesa për ndërrim të kokës së furçës
-
Sensori i presionit
Për të aktivizuar apo çaktivizuar këto funksione, ndiqni
udhëzimet e mëposhtme: